DuaSex
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të varur nga seksi

Shko poshtë

Të varur nga seksi Empty Të varur nga seksi

Mesazh nga Ardi Fri Jul 26, 2013 10:52 am

Përcaktimi i varësisë seksuale varet më pak nga vetë sjellja sesa nga motivacioni i personit.
Personaliteti ndryshon, por një gjë qëndron gjithnjë e njëjtë. Përsa i përket varësisë, seksi nuk është një shprehje e dashurisë ose një kalim kohe e kënaqshme, por një forcë obsesive e cila shkakton gjendje alarmi dhe urgjente për të nxjerrë jashtë fantazitë seksuale. Kjo është mënyra që funksionon për miliona njerëz, por nuk është e thënë që ajo të qëndrojë në të njëjtën fazë. Çlirimi nga varësia seksuale është i mundshëm dhe fillon ta shikojë atë si një problem dhe të identifikojë faktorët të cilët e mbajnë atë në vend.

E nëse ky është problemi juaj, ai fillon aty ku ju ndodheni tani.

Çfarë është varësia seksuale?

Seksualiteti i varur është i ngjashëm me shumë sjellje të tjera kompulsive, duke përfshirë çrregullimet e të ngrënit dhe abuzimin me drogën e alkoolin.

Përcaktimi i varësisë seksuale varet më pak nga vetë sjellja sesa nga motivacioni i personit. por edhe pse shumë persona mund të marrin kënaqësi nga sjellje të tilla si shikimi i revistave porno apo takimi me prostituta, ko nuk do të thotë domosdo që ata janë seksualisht të varur.

Ndryshimi konsiston në aftësinë për të kontrolluar ose për të shtyrë ndjenjat dhe veprimet seksuale. Të varurit seksualisht nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë ose nuk e kuptojnë këtë për një kohë të gjatë.

Në vend që të përpiqen të kënaqin seksualitetin e tyre, ata ritualizojnë seksin, qoftë edhe duke ndërtuar skenare të cilat rezultojnë në gjendje konstante të nevojave seksuale. Është kjo varësi e cila zëvendëson nevojën për intimitet. Dukshëm, sjellje kompulsive të tilla bëhen më të rëndësishme sesa familja, karriera, apo edhe vetë shëndeti dhe siguria individuale.

Si mund të bëhet seksi i varur?

Në të njëjtën mënyrë, gjëra të ndryshme mund të bëhen shkak për varësi në tru dhe sistemin nervor qendror. Në fakt, kërkuesit kanë filluar të zbulojnë pjesën më të madhe të tërheqjes seksuale dhe mendimet kompulsive përmes një studimi të përbërjes kimike të trurit. Në një nivel biokimik, hormonet seksuale aktivizojnë sistemin nervor qendror dhe prodhojnë ndryshime të fuqishme psikologjike. Kështu shfaqet ngritja e nivelit të hormoneve, presionit të gjakut dhe ndjeshmërisë së përgjithshme fizike.

Kjo është arsyeja pse truri luan një rol të rëndësishëm në romancë dhe seksualitet. Në fakt, e ashtuquajtura ‘kimia e dashurisë’ nuk ka të bëjë thjesht me reagimet kimike në tru. Kërkuesit kanë identifikuar gjithashtu një përbërje të veçantë kimike në tru (e quajtur phenvlethylaminë ose PEA) e cila ata mendojnë që është e implikuar në euforinë e përgjithshme e cila shfaqet me rënien në dashuri.

PEA është një ndërtues i ‘drogës së dashurisë’. Ai ka përbërës stimulantë si kokaina dhe amfetamina. Nivelet e kësaj përbërjeje kimike duket sikur rriten me ndjenjat e euforisë dhe eksitimit. Të varurit seksualisht, pas kësaj, mund të mos bëhen kaq të varur ndaj seksit në varësi të dozave konstante fizike dhe psikologjike, dhe neurotransmetuesve që lidhen me seksin.

Të varur nga seksi Varur1

Cilat janë shenjat e varësisë seksuale?

Problemet në kontrollin e sjelljes seksuale, zakonisht shfaqen në katër faza të ndryshme:

Preokupimi: Personi fantazon në mënyrë të vazhdueshme rreth situatave seksuale. Seksi konstant i vendos rezultatet në një nivel të lartë të varësisë nga situatat seksuale.

Ritualizmi: Një aktivitet apo situatë e preferuar seksuale, shpeshherë stereotipizohet dhe përsëritet, dhe mund të përfshijë një varietet të gjerë aktivitetesh të cilat tentojnë të mbajnë në një nivel të lartë varësinë, më shumë sesa të ketë për synim lehtësimin seksual.

Kompulsioni: Personi vazhdon të angazhohet në aktivitetin seksual pavarësisht pasojave negative dhe dëshirës për të ndaluar. Një person i varur seksualisht mund të ndihet aq i pafuqishëm sa një person i varur nga alkooli apo droga mbi varësinë e tij/saj.

Dëshpërimi: Ndjenjat si turpi dhe faji, të cilat shoqërojnë përvojat e varësisë seksuale, lidhen zakonisht me paaftësinë për të kontrolluar sjelljet e tyre ose ndihen përgjegjës për dhimbjen që shkaktojnë. Personat e varur seksualisht mund të vuajnë edhe nga probleme të tjera, ku ndër ta mund të përmendim çrregullimet e të ngrënit.

Rifitimi i kontrollit

Çdokush mund të bie në dashuri por edhe të heshtë së dashuri. Dhe virtualisht, çdokush ka pasur eksperienca në një kohë apo tjetër të pafuqishmërisë për të rezistuar. Të rënit në dashuri ose jo, janë pjesë e jetës njerëzore. Për personat e varur seksualisht, pavarësisht të tjerave, është një zakon përforcues, jo më pak se në rastin e alkoolit, drogës etj.

Kthimi në jetën e përditshme pas një periudhe të vuajtjes nga varësia seksuale, fillimisht kërkohet të kuptohet se çfarë është në vetvete kompulsioni seksual: një varësi dhe një problem. E rëndësishme është që të shmangen sjelljet të cilat riforcojnë varësinë seksuale si në rastin e sjelljeve të cilat përforcojnë përdorimin e alkoolit, drogës etj.

/Telegrafi/
Ardi
Ardi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 54
Piket : 107
Reputacioni : 0
Join date : 08/11/2011
Location : Ne qiellin e 7

http://duasex.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi